Hajnat hyjnë me forcë në një banesë në Mitrovicë, vjedhin stoli ari
Një vjedhje është raportuar në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë të Jugut, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë dhe kanë vjedhur stoli ari. Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në 17:00. Sipas raportit të Policisë, viktima femër ka deklaruar se persona të panjohur…
Lajme
Një vjedhje është raportuar në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë të Jugut, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë dhe kanë vjedhur stoli ari.
Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në 17:00.
Sipas raportit të Policisë, viktima femër ka deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e saj, ndërsa në momentin kur është kryer vjedhja, brenda nuk ka qenë askush.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit. Për këtë është njoftuar edhe prokurori.
“Rr. Bislim Bajgora, Mitrovicë Jug 25.11.2026 – 12:00-17:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në banesën e tyre dhe nga aty kanë arritur të vjedhin stoli ari. Sipas viktimës brenda intervalit kohor kur është kryer vjedhja në banesë nuk ka qenë askush. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/