Një person humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, trupi dërgohet për obduksion

Një person ka humbur jetën dje në Rahovec. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në QKMF në Rahovec, dhe më pas me rekomandim të mjekëve është nisur për trajtim për në Spitalin e Gjakovës. Gjatë rrugës ai ka humbur jetën, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në spital. Trupi i pajetë është…

Lajme

26/11/2026 09:01

Një person ka humbur jetën dje në Rahovec.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në QKMF në Rahovec, dhe më pas me rekomandim të mjekëve është nisur për trajtim për në Spitalin e Gjakovës.

Gjatë rrugës ai ka humbur jetën, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në spital.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Bekim Isma, Rahovec  25.11.2026 – 02:55. Raportohet se një mashkull kosovar, ishte sjellë nga familjarët për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë në QKMF Rahovec. Me rekomandim të mjekëve viktima është nisur për trajtim për në Spitalin e Gjakovës dhe gjatë rrugës ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në spital. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/