Falsifikoi pasaportën me të cilën lidhi marrëveshje për dobi pasurore- arrestohet i dyshuari
Një falsifikim dokumenti është raportuar në Graçanicë. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mbi rastin e raportuar më 19.10 të këtij viti. I njëjti u arrestua nën dyshimin se falsifikoi pasaportën të cilën më pas e kishte përdorur për të lidhur marrëveshje me një palë tjetër me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë…
Lajme
Një falsifikim dokumenti është raportuar në Graçanicë.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mbi rastin e raportuar më 19.10 të këtij viti.
I njëjti u arrestua nën dyshimin se falsifikoi pasaportën të cilën më pas e kishte përdorur për të lidhur marrëveshje me një palë tjetër me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/