Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin Kosova B, KOSTT: Furnizimi me energji elektrike nuk është ndërprerë
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, ka shpërthyer një zjarr në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. KOSTT ka thënë se pas raportimit për zjarr, ekipet e tyre kanë njoftuar shërbimet emergjente, që kanë dal në vendngjarje. “Ekipet teknike…
Lajme
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, ka shpërthyer një zjarr në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B.
KOSTT ka thënë se pas raportimit për zjarr, ekipet e tyre kanë njoftuar shërbimet emergjente, që kanë dal në vendngjarje.
“Ekipet teknike janë në terren, ku po vlerësojnë dëmet dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria. Furnizimi me energji elektrike ka vazhduar pa ndërprerje, pasi avaria në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës. KOSTT falënderon ekipet e zjarrfikësve për ndërhyrjen dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar KOSTT. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: