Zjarr në një objekt të pabanuar në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në një objekt të pabanuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë ka bërë të ditur se ekipet janë informuar për rastin në orën 20:30 dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Me të mbërritur, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë një…

Lajme

26/11/2026 08:47

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në një objekt të pabanuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë ka bërë të ditur se ekipet janë informuar për rastin në orën 20:30 dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me të mbërritur, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë një grumbull mbeturinash brenda një objekti 2-katësh, të papërfunduar dhe të pabanuar.

Sipas komandantit, zjarri është shuar brenda pak minutash, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ai ka sqaruar se zjarri kishte përfshirë vetëm mbeturinat brenda objektit.