Sot mblidhen deputetët, mbahen dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra vazhdim me pikat e kaluara të rendit të ditës dhe tjera seancë e re. Vazhdimi i seancës do të mbahet në ora 10:00, ndërkaq seanca e re në ora 13:00. Vazhdimi i Seancës plenare, Rendi i ditës: Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më…

Lajme

26/11/2026 08:33

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra vazhdim me pikat e kaluara të rendit të ditës dhe tjera seancë e re.

Vazhdimi i seancës do të mbahet në ora 10:00, ndërkaq seanca e re në ora 13:00.

Vazhdimi i Seancës plenare, Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026

Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike

Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026:

Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,Zgjedhje e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Seanca plenare,Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës;

Pyetjet parlamentare;Miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.