Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë për protestë, kërkojnë që paga minimale të jetë 600 euro

Sot, nën udhëheqjen e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, u mbajt takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve të sektorit privat të Prishtinës. Në këtë takim u vendos që gjatë muajit dhjetor të organizohet një protestë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, me këto kërkesa: Paga minimale të…

Lajme

25/11/2026 17:28

Sot, nën udhëheqjen e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, u mbajt takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve të sektorit privat të Prishtinës.

Në këtë takim u vendos që gjatë muajit dhjetor të organizohet një protestë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, me këto kërkesa: Paga minimale të jetë 600 euro, duke filluar nga 1 janari 2027.  Punëtorëve të sektorit privat t’u ndahet paga e 13-të, njësoj sikurse punëtorëve të sektorit publik, dhe punëtorëve të sektorit privat t’u paguhet stazhi i punës.

“Këto kërkesa i janë dorëzuar Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që nga muaji prill 2026. Punëtorët e sektorit privat meritojnë trajtim të barabartë, dinjitet dhe respekt për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.