Ekspozoi armën në rrjetet sociale dhe u kanos policëve, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë. Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar gjatë paradites së 25 nëntorit, pas pranimit të informatave dhe sigurimit të provave se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.…

Lajme

25/11/2026 16:01

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar gjatë paradites së 25 nëntorit, pas pranimit të informatave dhe sigurimit të provave se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Gjatë sekuestrimit të armës, i dyshuari dyshohet se është kanosur zyrtarëve policorë.

Pas bastisjes, personi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”./lajmi.net/