Qeveria Kurti tha se investoi mbi 40 milionë në 74 çerdhe, Bajrami: I sfidoj që ta publikojnë listën e tyre, ku janë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka sfiduar Qeverinë e Kosovës për t’i publikuar emrat e 74 çerdheve që thonë se i kanë investuar 42 milionë euro. Bajrami madje pyeti direkt se ku janë çerdhet në fjalë, meqë deri tani s’janë parë. “E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka sfiduar Qeverinë e Kosovës për t’i publikuar emrat e 74 çerdheve që thonë se i kanë investuar 42 milionë euro.
Bajrami madje pyeti direkt se ku janë çerdhet në fjalë, meqë deri tani s’janë parë.
“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ”investu” 42 milionë euro. Ku janë çerdhet se deri me tani nuk i kemi pa.Për 42 milionë euro s’po dyshoj që nuk i keni shpenzu”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj erdhi pasi Qeveria Kurti publikoi sot një dokument të gjerë sipas tyre arritjet e “qeverisjes së mirë’./Lajmi.net/
Ndryshe prindër të shumtë në Kosovë, e sidomos në Prishtinë detyrohen që të paguajnë kopshte private me çmim tejet të larta nga 150 në 250 euro në muaj, si shkak i numrit të vogël të çerdheve shtetërore, e në të cilat shpesh herë anëtarësimi i fëmijëve mund të bëhet vetëm përmes mundësisë që të “njohësh” dikë nga udhëheqësit.
Kështu që numri i vogël i çerdheve në vendin tonë, po ua vështirëson edhe më tepër jetën gjithë çifteve të cilët duhet që të punojnë./Lajmi.net/