FSK dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga gjeneralmajor Ferdinant Dimo, ka përfunduar vizitën zyrtare dyditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni shqiptar është pritur nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, së bashku me përfaqësues të tjerë…

Lajme

25/11/2026 12:52

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga gjeneralmajor Ferdinant Dimo, ka përfunduar vizitën zyrtare dyditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni shqiptar është pritur nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj komande.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë vizitës janë zhvilluar takime dhe diskutime lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, si dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të partneritetit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar fushës së edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të të dyja forcave.

Vizita ka shërbyer gjithashtu për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim institucional.

Në fund, të dyja palët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, si dhe avancimin e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave. /Lajmi.net/