IKShPK apelon për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përdorimin e antibiotikëve, duke theksuar se përdorimi i tyre pa nevojë mund të ndikojë në rritjen e rezistencës antimikrobike. Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, IKShPK ka rikujtuar se antibiotikët nuk duhet të…

Lajme

25/11/2026 12:31

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përdorimin e antibiotikëve, duke theksuar se përdorimi i tyre pa nevojë mund të ndikojë në rritjen e rezistencës antimikrobike.

Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, IKShPK ka rikujtuar se antibiotikët nuk duhet të përdoren për infeksione virale, si ftohja, gripi apo dhimbjet e fytit me origjinë virale.

Instituti ka apeluar që qytetarët të mos i ndajnë antibiotikët me persona të tjerë dhe të mos i ruajnë barnat e mbetura për përdorim në të ardhmen.

Sipas IKShPK-së, këto barna duhet të merren vetëm me rekomandimin e profesionistëve shëndetësorë.

“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër!”, thuhet në apelin e institutit. /Lajmi.net/