“Gratë nuk janë robëresha të kërkujt” – Qytetari kërkon mbrojtje dhe drejtësi për gratë

Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar një protestë kundër vrasjes së grave, përmes së cilës po kërkohet më shumë mbrojtje dhe siguri për gratë. Protesta po mbahet aktualisht, ndërsa pjesëmarrësit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastet e dhunës dhe vrasjeve të grave në vend. Gjatë protestës, një qytetar ka drejtuar kritika ndaj Komunës së…

Lajme

25/11/2026 12:47

Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar një protestë kundër vrasjes së grave, përmes së cilës po kërkohet më shumë mbrojtje dhe siguri për gratë.

Protesta po mbahet aktualisht, ndërsa pjesëmarrësit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastet e dhunës dhe vrasjeve të grave në vend.

Gjatë protestës, një qytetar ka drejtuar kritika ndaj Komunës së Pejës, duke kërkuar që ajo të mbajë përgjegjësi lidhur me rastin e fundit.

“Duhet me i mbrojtë gratë, s’është një rast, ka shumë. Ky rasti i fundit… Fajet i ka Komuna e Pejës. Komuna e Pejës duhet me dhanë përgjegjësi, askush tjetërkush jo. Gratë duhet të mbrohen, nuk janë skllave, nuk janë robëresha të kërkujt, e kanë të drejtën sikurse edhe na”, u shpreh ai.

Protesta vjen si reagim ndaj rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave, me thirrje për mbrojtje më të madhe dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.