Punëtorët e KEK-ut në aksion për rikthimin e B1-shit, Sindikata publikon pamje nga angazhimi i tyre deri në orët e vona

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve, që të rikthejnë në operim bllokun B1 të Termocentralit Kosova B. Në një postim, Sindikata ka falënderuar një prej punëtorëve, Elbasan Nebihi, i cili ende nuk e ka ndërprerë punën sot. “Këta janë punëtorët që, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, japin…

Lajme

24/11/2026 23:28

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve, që të rikthejnë në operim bllokun B1 të Termocentralit Kosova B.

Në një postim, Sindikata ka falënderuar një prej punëtorëve, Elbasan Nebihi, i cili ende nuk e ka ndërprerë punën sot.

“Këta janë punëtorët që, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit. KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!” thuhet në komunikatë.

Ky është postimi i plotë:

MOBILIZIM I JASHTËZAKONSHËM I PUNËTORËVE TË KEK-ut!

Punëtorët e KEK-ut po tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm për rikthimin në operim të Bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.

Shembull i këtij angazhimi është Elbasan Nebihi, saldues në TC Kosova B dhe sindikalist i Sindikatës së Re të KEK-ut, i cili edhe në këto orë të vona vazhdon të jetë aktiv në punë, duke dhënë kontributin e tij me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim.

Këta janë punëtorët që, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit.

Si Sindikatë e Re e KEK-ut, jemi krenarë me punëtorët tanë dhe angazhimin e tyre të palodhur.

KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë punëtorët e angazhuar!