“Aaa i fortë je”, Ramiz Lladrovci në një bisedë të gjatë e të afërt me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e shënimit të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në pamjet e siguruara shihet Lladrovci duke zhvilluar një bisedë të afërt me Kurtin, në një moment kur të dy…

Lajme

24/11/2026 22:22

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e shënimit të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në pamjet e siguruara shihet Lladrovci duke zhvilluar një bisedë të afërt me Kurtin, në një moment kur të dy shihen duke shkëmbyer fjalë dhe duke buzëqeshur.

“Aaa i fortë je”, është mbishkrimi i vendosur në fotografinë e publikuar nga Lajmi.net, që i referohet bisedës mes dy politikanëve.

Takimi i tyre ka ndodhur në kuadër të pritjes festive, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, diplomatë, ish-udhëheqës shtetërorë dhe personalitete të tjera.