Ish-presidentja, Vjosa Osmani ngre padi ndaj Vehbi Kajtazit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka ngritur padi për shpifje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa në dokumentin e siguruar shihet se Osmani përfaqësohet nga avokatja Blinera Osmani dhe avokati Artan Çerkini, nga zyra ligjore “Sejdiu & Qerkini”. Në anën tjetër, i paditur në këtë rast është…
Lajme
Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa në dokumentin e siguruar shihet se Osmani përfaqësohet nga avokatja Blinera Osmani dhe avokati Artan Çerkini, nga zyra ligjore “Sejdiu & Qerkini”.
Në anën tjetër, i paditur në këtë rast është gazetari Vehbi Kajtazi.
Në padinë e saj, Osmani i është referuar Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, si dhe Ligjit për Procedurën Kontestimore.
Kajtazi ka bërë të ditur se padia është e gjatë dhe ka shprehur bindjen se ajo është e pabazuar.