Kurti merr pjesë në nisjen e rehabilitimit të rrugës së Uglarit, investim prej 1.32 milion eurosh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në nisjen e projektit për rehabilitimin e rrugës së Uglarit, në segmentin që mban emrin e dëshmorit të kombit, Agron Rrahmani. Në këtë aktivitet, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim…

Lajme

24/11/2026 16:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në nisjen e projektit për rehabilitimin e rrugës së Uglarit, në segmentin që mban emrin e dëshmorit të kombit, Agron Rrahmani.

Në këtë aktivitet, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Projekti kap vlerën prej 1.32 milion eurosh dhe parasheh rehabilitimin e 2.8 kilometrave rrugë.

Sipas njoftimit, kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për banorët e Uglarit dhe qytetarët e dy komunave, por edhe për lehtësimin e qarkullimit drejt dhe nga kryeqyteti, duke krijuar një alternativë për shkarkimin e trafikut.

Punimet përfshijnë shtrimin e dy shtresave të asfaltit, trajtimin e kanalizimit atmosferik, ndërtimin e trotuareve dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse.

Kurti, duke e vlerësuar rëndësinë e projektit, ka theksuar se investimi në këtë rrugë do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjes ndërmjet komunave.

“Kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për banorët e Uglarit dhe qytetarët e Fushë Kosovës e Graçanicës, por edhe për lehtësimin e qarkullimit drejt dhe nga kryeqyteti”, thuhet në përshkrimin e projektit.

Projekti pritet të përmirësojë kushtet e lëvizjes dhe sigurinë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: