Pas gjetjes në varrezën masive në Kalludër, caktohet data e rivarrimit të Adem Ademit

Adem Ademi pritet të rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka njoftuar se para rivarrimit do të mbahet një mbledhje komemorative, e organizuar nga Komuna e Mitrovicës, duke filluar nga ora 12:00. Adem Ademi ishte gjetur së bashku…

Lajme

24/11/2026 14:51

Adem Ademi pritet të rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka njoftuar se para rivarrimit do të mbahet një mbledhje komemorative, e organizuar nga Komuna e Mitrovicës, duke filluar nga ora 12:00.

Adem Ademi ishte gjetur së bashku me Fatmir Fazliun dhe Ali Halitin, të tre pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve, në një varrezë masive në Kalludër të Zveçanit. /Lajmi.net/