Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylës, Berisha: Prokuroria bëri një gabim skandaloz në vlerësimin e veprimeve të akuzuarit, do ti drejtohem Kryeprokurorit të Shtetit

Sot ka pasur të mbahet seanca e ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj. Por, kjo seancë është shtyrë, me kërkesë të avokatit, Besnik Berisha, transmeton lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar avokati i familjes Zekaj, Besnik Berisha, që tha se Prokuroria ka bërë një gabim skandaloz në vlerësimin e sjelljeve të akuzuarit, përkatësisht, Jeton Sylës.…

Lajme

24/11/2026 14:28

Sot ka pasur të mbahet seanca e ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj.

Por, kjo seancë është shtyrë, me kërkesë të avokatit, Besnik Berisha, transmeton lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i familjes Zekaj, Besnik Berisha, që tha se Prokuroria ka bërë një gabim skandaloz në vlerësimin e sjelljeve të akuzuarit, përkatësisht, Jeton Sylës.

Ai tha se do t’i drejtohet Kryeprokurorit të Shtetit për këtë.

“Seanca nuk u mbajt për shkak të një kërkese që e parashtrova unë, si rezultat i mangësive, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në aspektin njerëzor. Prokuroria kishte bërë një gabim skandaloz, i cili reflektohej në dispozitivat e akuzës, përkatësisht vlerësimeve që i kishte bërë veprimeve të akuzuarit Jeton Syla. Për çudi, edhe tragjedi, veprimet e tij nuk janë konsideruar që janë marrë ndaj viktimës së ndjeshme. Por, unë ja atribuoj edhe trysinisë, edhe presionit, edhe gabimeve që ndodhën në ditën kur u dorëzua aktakuza, jo nuk u dorëzu. Kërkesa është miratuar seanca për një ditë tjetër për shkak se do t’i drejtohem Kryeprokurorit të Shtetit për ta rregulluar  këtë gabim, që nuk është vetëm ligjor, por edhe njerëzor dhe është skandaloz.”, tha ai./lajmi.net/