FSK del me sqarim: Ushtari që do të operohet në Ortopedi ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dal me një komunikatë sqaruese për ushtarin që do t’i nënshtorhet operimit në klinikën e Ortopedisë. Fillimisht u raportua se Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i lënduar gjatë stërvitjes në poligonin e Babajt të Bokës ndodhet i shtrirë në Klinikën e Ortopedisë në QKUK dhe pritet…

Lajme

24/11/2026 13:58

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dal me një komunikatë sqaruese për ushtarin që do t’i nënshtorhet operimit në klinikën e Ortopedisë.

Fillimisht u raportua se Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i lënduar gjatë stërvitjes në poligonin e Babajt të Bokës ndodhet i shtrirë në Klinikën e Ortopedisë në QKUK dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent më 25 nëntor 2026, transmeton lajmi.net.

Por, FSK ka dal me sqarim se ushtari ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku dhe se tash për shkak të lëndimeve të marra, do t’i nënshtrohet operimit.

Njoftimi i plotë:

Sqarim , ju njoftojmë se më 23 nëntor 2026, një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku në regjionin e Gjilanit.

Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut janë duke u trajtuar dhe sqaruar nga organet përkatëse.

Si pasojë e aksidentit në trafik, pjesëtari ka pësuar lëndime, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë.

Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor./lajmi.net/