Gërvalla: Në Pejë duket se gjithë zinxhiri institucional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur edhe njëherë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës. Sipas Gërvallës në Pejë duket se zinxhiri institucional ka dështuar, dhe se kjo s’është e rastësishme. “Në Pejë duket se zinxhiri institucional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme. S’ka ndodhur rastësisht sepse ndodhë që një zyrtarë,…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur edhe njëherë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.
Sipas Gërvallës në Pejë duket se zinxhiri institucional ka dështuar, dhe se kjo s’është e rastësishme.
“Në Pejë duket se zinxhiri institucional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme. S’ka ndodhur rastësisht sepse ndodhë që një zyrtarë, por jo gjithë zinxhiri me dështu. Parlamenti është ai vendi i duhur, sepse unë si ministre s’kam të drejtë të marrë në pyetje as të marrë masa”,deklaroi Gërvalla.
Theksojmë se sot në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja” ndaj tashmë së ndjerës, Arlinda Zekaj.
Po ashtu Policia sot arrestoi edhe Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlindës si dhe kunatin tjetër, Driton Sylaj./Lajmi.net/