34 euro për shkyçje, por si u kthehen paratë qytetarëve? ZRrE deklarohet para deputetëve

Tarifa prej 34 eurosh për shkyçjen dhe rikyçjen e energjisë elektrike u bë një nga temat kryesore të diskutimit në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, ku para deputetëve po raportonte Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE). Gjatë diskutimit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e ZRrE-së lidhur…

Lajme

24/11/2026 12:58

Tarifa prej 34 eurosh për shkyçjen dhe rikyçjen e energjisë elektrike u bë një nga temat kryesore të diskutimit në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, ku para deputetëve po raportonte Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Gjatë diskutimit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e ZRrE-së lidhur me mënyrën se si u kthehen qytetarëve paratë e mbledhura nga kjo tarifë.

Bordi i ZRrE-së ka pretenduar se këto të hyra u kthehen konsumatorëve, mirëpo kthimi i tyre nuk bëhet në mënyrë individuale.

Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Bordit, i cili, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Lushtaku, sqaroi se përfitimi bëhet përmes të hyrave të parregulluara.

“Të hyrat e parregullume, dmth që hyn edhe kjo pjesë e të hyrave, në fund i kthehen konsumatorëve.

Ju kthehen të gjithë konsumatorëve (jo individualisht)”, tha ai.