Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë

Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në Hib Petrol dhe se dikush ia kishte marrë atë. Njësitë policore e kanë trajtuar rastin, ku pas shikimit të kamerave të sigurisë së objektit është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte marrë armën. “I njëjti është…

Lajme

24/11/2026 08:56

Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në Hib Petrol dhe se dikush ia kishte marrë atë.

Njësitë policore e kanë trajtuar rastin, ku pas shikimit të kamerave të sigurisë së objektit është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte marrë armën.

“I njëjti është ftuar nga Policia dhe e ka pranuar se e kishte marrë armën me qëllim që ta raportonte më pas”,thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit dhe sekuestrimit të armës, me udhëzime të prokurorit rasti iniciohet ‘vjedhje e rëndë’ dhe vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/