VV-ja mban takim me drejtuesit e qendrave në Kosovë, në fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake. Në takim morën pjesë kryetari i VV-së, njëherësh kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.…

Lajme

23/11/2026 23:11

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake.

Në takim morën pjesë kryetari i VV-së, njëherësh kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

Përmes një njoftimi, VV-ja ka bërë të ditur se një ndër temat kryesore të diskutimit ishte procesi i zgjedhjeve të brendshme, të cilat janë shpallur më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit, ky proces pritet të përmbyllet brenda gjashtë muajve dhe tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve intensive.

Në këtë drejtim, qendrat e partisë janë duke hartuar kalendarët zgjedhorë, përditësuar listat e anëtarësisë dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm për organizimin e procesit zgjedhor.

VV-ja ka theksuar se synon që zgjedhjet e brendshme të zhvillohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, demokratike dhe të mirëorganizuar. /Lajmi.net/