Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haliti ka thënë se gjashtë vjetët pa Thaçin si lider të pakontestueshëm kanë krijuar zbrazëtira në udhëheqjen e PDK-së.
Ai ka përmendur përpjekjet e Kadri Veselit për të krijuar një strukturë të re udhëheqëse para se edhe ai të shkonte në Hagë, por ka thënë se zhvillimet e mëvonshme e kanë dobësuar organizimin e partisë.
“Kjo periudha 6 vjeçare pa Hashimin si lider i pakontestueshëm i PDK-së, ka krijuar zbrazëtira. Edhe Kadriu, kur e la atë ditën që ka ik, u përpoq ta krijoj një udhëheqje, një kryesi të ngushtë, që atij iu duk e rëndësishme dhe në rregull. Por pasiqë u mbajtën zgjedhjet dhe pasi që Enveri dha dorëheqje, u largua nga kryesia e PDK-së, erdhi Memli dhe realisht kjo periudhë e çorganizoi partinë. Sepse u krijuan disa blloqe brenda partisë. Në vazhdimësi edhe periudha e Bedriut ka qenë periudhë e pafuqisë të Bedirut. Sepse një pjesë e madhe në kryesi e shiheshin vetën më të rëndësishme se sa Bedriu. Arseja pse s’jane mbajt zgjedhjet për 7 vjet në PDK, prapë ka krijuar të metat e dobësitë e saj në terren”, ka deklaruar Haliti.