Reshjet e para të borës mbulojnë Kalimashin në Kukës, temperaturat e ulëta sjellin pamje dimërore

Reshjet e para të dëborës kanë nisur këtë të hënë në zonën e Kalimashit, në Kukës. Temperaturat e ulëta kanë bërë që zona të mbulohet nga bora, duke krijuar pamje tipike dimërore në verilindje të Shqipërisë, shkruan Top Channel. Me ardhjen e reshjeve të para, drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor këshillohen…

Lajme

23/11/2026 20:47

Reshjet e para të dëborës kanë nisur këtë të hënë në zonën e Kalimashit, në Kukës.

Temperaturat e ulëta kanë bërë që zona të mbulohet nga bora, duke krijuar pamje tipike dimërore në verilindje të Shqipërisë, shkruan Top Channel.

Me ardhjen e reshjeve të para, drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor këshillohen të kenë kujdes të shtuar, për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.