Në prag të 28 Nëntorit, flamuri shqiptar do të ngrihet në New York – kryetari i Yonkers fton shqiptarët në ceremoninë zyrtare

timi është publikuar në faqen zyrtare të qytetit të Yonkers në Facebook, përmes së cilës kryetari i qytetit, Mike Spano, dhe autoritetet lokale kanë ftuar anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan të marrin pjesë në këtë ngjarje. “Bashkohuni me kryetarin Mike Spano dhe anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, thuhet në ftesën e…

Lajme

22/11/2026 13:32

timi është publikuar në faqen zyrtare të qytetit të Yonkers në Facebook, përmes së cilës kryetari i qytetit, Mike Spano, dhe autoritetet lokale kanë ftuar anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan të marrin pjesë në këtë ngjarje.

“Bashkohuni me kryetarin Mike Spano dhe anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, thuhet në ftesën e publikuar nga autoritetet e qytetit.

Në njoftimin zyrtar, të shoqëruar me flamurin kombëtar shqiptar, janë bërë të ditura edhe hollësitë e organizimit, duke u bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Yonkers dhe në zonat përreth të jenë pjesë e ceremonisë.

Ngjarja organizohet pesë ditë përpara 28 Nëntorit, datës që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe që festohet nga komunitetet shqiptare në mbarë botën.

Ngritja e flamurit kuqezi në një hapësirë zyrtare të qytetit amerikan përbën një moment simbolik për komunitetin shqiptaro-amerikan, duke nxjerrë në pah identitetin, kulturën dhe lidhjen e shqiptarëve të diasporës me vendin e origjinës.

Ceremonia synon gjithashtu të bashkojë anëtarët e komunitetit shqiptar rreth simbolit kombëtar, në prag të njërës prej festave më të rëndësishme për shqiptarët.

Të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan që jetojnë në Yonkers, New York dhe rrethinë janë të ftuar t’i bashkohen ceremonisë së 23 nëntorit.