Pusetë e hapur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë – rreziku sinjalizohet me arkë e bidon!

Një pusetë e dëmtuar dhe pjesërisht e hapur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe automjeteve që qarkullojnë në këtë pjesë të kryeqytetit, raporton lajmi.net. Në fotografinë e siguruar nga lajmi.net shihet se kapaku i pusetës është zhvendosur, duke lënë një hapësirë të hapur në asfalt. Ajo që bie…

Lajme

22/11/2026 13:12

Një pusetë e dëmtuar dhe pjesërisht e hapur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe automjeteve që qarkullojnë në këtë pjesë të kryeqytetit, raporton lajmi.net.

Në fotografinë e siguruar nga lajmi.net shihet se kapaku i pusetës është zhvendosur, duke lënë një hapësirë të hapur në asfalt.

Ajo që bie në sy është mënyra e improvizuar e sinjalizimit të rrezikut. Mbi pusetë është vendosur një arkë plastike, një bidon dhe një jelek reflektues me ngjyrë të verdhë, në përpjekje për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në trafik. /Lajmi.net/