Ymeri kritikon masat emergjente për energjinë: Kapaciteti i Ujmanit 7.5 herë më i vogël se i bllokut B1

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke vlerësuar se ato nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në rritjen e kapaciteteve energjetike. Përmes një postimi, Ymeri ka krahasuar kapacitetin neto të bllokut B1, i cili aktualisht është jashtë funksionit, me atë të hidrocentralit…

Lajme

22/11/2026 11:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke vlerësuar se ato nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në rritjen e kapaciteteve energjetike.

Përmes një postimi, Ymeri ka krahasuar kapacitetin neto të bllokut B1, i cili aktualisht është jashtë funksionit, me atë të hidrocentralit të Ujmanit.

Sipas saj, blloku B1 ka kapacitet neto prej 264 megavatësh, ndërsa hidrocentrali i Ujmanit vetëm 35 megavatë, apo rreth 7.5 herë më pak.

Duke u bazuar në këtë krahasim, deputetja e LDK-së ka vlerësuar se masat e ndërmarra nga Qeveria nuk kanë efekt të konsiderueshëm sa i përket kapacitetit të energjisë elektrike.

“Praktikisht, masat qeveritare për nga kapaciteti janë pa efekt”, ka shkruar Ymeri. /Lajmi.net/