“Besojnë te protesta, jo te gurët”, Rama publikon pamje nga takimi me studentët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga takimi dhe bashkëbisedimi me një grup studentësh, të cilët, siç shprehet ai, besojnë te protesta paqësore dhe jo te përdorimi i gurëve. Në postimin e tij, kreu i qeverisë falënderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodon, për punën e bërë në…

Lajme

21/11/2026 10:39

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga takimi dhe bashkëbisedimi me një grup studentësh, të cilët, siç shprehet ai, besojnë te protesta paqësore dhe jo te përdorimi i gurëve.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë falënderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodon, për punën e bërë në afrimin e të rinjve, pavarësisht bindjeve të tyre, ndërsa përcjell edhe një urim për fundjavë të qetë.

“MIRËMËNGJES

dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë🙏”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.