E rëndë për të, vjen në stadium për herë të parë portieri që i mori jetën padashje lojtarit kundërshtarë

Klubi i futbollit Andorra, në rikthimin e tij në stadiumin “Encamp”, i ka bërë homazhe tejet prekëse figurës së Jesus de Miguel ‘Demi’, në një atmosferë të mbushur me dhimbje dhe emocione. Lojtarët e Andorrës zbritën në fushën e blertë të veshur me fanella që mbanin numrin dhe emrin e tij, të shoqëruar me një…

Sport

20/11/2026 21:58

Klubi i futbollit Andorra, në rikthimin e tij në stadiumin “Encamp”, i ka bërë homazhe tejet prekëse figurës së Jesus de Miguel ‘Demi’, në një atmosferë të mbushur me dhimbje dhe emocione.

Lojtarët e Andorrës zbritën në fushën e blertë të veshur me fanella që mbanin numrin dhe emrin e tij, të shoqëruar me një buqetë me lule të bardha, ndërsa u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë respekti.

Megjithatë, momenti më domethënës u regjistrua në tribunat e stadiumit, ku u pa portieri Jesus Owono, i ulur pranë bashkëlojtarëve të paftuar për këtë ndeshje dhe mes futbollistëve të lënduar, Alex Calvo dhe Le Normand.

Owono vendosi të dalë nga shtëpia dhe të shfaqet në publik për herë të parë pikërisht për të marrë pjesë në këto homazhe. Ndonëse e gjithë publiku e përshëndeti dhe shokët e skuadrës i qëndruan pranë për ta mbështetur, fytyra e tij e mbushur me trishtim nuk ndryshoi asnjë çast.

I veshur me rroba të errëta dhe me një kapelë të zezë, portieri u lut menjëherë pas përfundimit të minutës së heshtjes. Vlen të kujtohet se ditë më parë Owono kishte shprehur dëshirën për t’u takuar me familjen e Jesus de Miguelit, gjë të cilën vazhdon ta kërkojë me shpresën se do ta realizojë një ditë.