Aliu: Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj, do të kërkojmë ndihmën e Qeverisë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka inspektuar dëmet që janë shkaktuar në këtë komunë nga erërat e fuqishme mbrëmë. Ai ka bërë me dije se rërat kanë shkaktuar dëme të shumta në Ferizaj. Në profilin e tij në Facebook, Aliu ka shkruar se nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet emergjente janë në…

Lajme

20/11/2026 11:16

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka inspektuar dëmet që janë shkaktuar në këtë komunë nga erërat e fuqishme mbrëmë.

Ai ka bërë me dije se rërat kanë shkaktuar dëme të shumta në Ferizaj.

Në profilin e tij në Facebook, Aliu ka shkruar se nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet emergjente janë në terren për të evidentuar e sanuar gjendjen pas erërave të fuqishme që përfshinë territorin e Ferizajt mbrëmë.

“Që nga mbrëmë e sot në orët e hershme të mëngjesit, ekipet emergjente janë në terren për të evidentuar e sanuar gjendjen pas erërave të fuqishme që përfshinë territorin e Ferizajt mbrëmë. Bashkë me drejtorin komunal të shërbimeve publike dhe emergjencë si dhe drejtorin e arsimit, dolëm në terren sot, për të parë dëmet që shkaktuan erërat e fuqishme mbrëmë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Dëmet janë evidentuar në disa objekte shkollore e sportive, në hapësira publike e në biznese dhe ekonomi familjare. Komuna do të përgatisë raportin për dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe për të njejtën do të kërkoj edhe mbështetjen e nivelit qeveritar për të kompensuar subjektet e prekuara”, ka shkruar ai.