“E ka djeg shtëpinë, ka shku edhe te nëna e viktimës ia ka thy dyer e dritare” Drejtoresha e Pejës tregon edhe një rast tjetër të dhunës në familje

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, ka deklaruar se nuk ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor lidhur me këtë rast, ajo ka folur për përgjegjësitë e saj institucionale,…

Lajme

20/11/2026 10:58

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, ka deklaruar se nuk ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor lidhur me këtë rast, ajo ka folur për përgjegjësitë e saj institucionale, kapacitetet e Qendrës për Punë Sociale, si dhe takimin që kishte zhvilluar me të ndjerën pas paraqitjes së rastit në polici. Në fillim të deklarimit të saj, Mujaj-Bajraktaraj tha se kjo është një prej përballjeve më të vështira në jetën e saj, duke pretenduar se është gjykuar dhe linçuar padrejtësisht për përgjegjësi që, sipas saj, nuk i takojnë drejtpërdrejt.

Përpos kësaj, deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza e pyeti drejtoreshën nëse e kishin kontaktuar Ambasadën e Amerikës, pasi që një kërkesë të tillë e kishte pasur vetë viktima.

“QPS-ja e ka pranu kërkesën dhe e ka udhëzu palën  që të njëjtën kërkesë përmes përfaqësueses së saj ta udhëzoj në ambasadë e ambasada të drejtohet tek ne”,tha ajo.

Përpos kësaj, Fejza e pyeti drejtoreshën nëse nga takimi me Arlindë e tutje a kanë kërkuar takime shtesë për koordinim apo për të marrë një raport në lidhje me lëndën.

“Takime shtesë kemi pasur ku janë trajtu rastet…. QPS-ja nuk e ka trajtuar si rrezimshmëri. Secila viktimë e ka një rrezikshmëri të lartë, por jo p.sh si një rast që e kemi pasur që ju ka kall shtëpia dhe ka vazhdu pala të nëna edhe atje ushtruesi i dhunës ka shku i ka thy dyer e dritare e masnej kemi pranu kërkesë e kemi pagu qira e është vendosur diku tjetër. Jo në këtë kuptim…”,deklaroi ajo.

Përpos kësaj, e njëjta tha se Arlinda nuk ia kishte paraqitur rrezikun për vdekje dhe se sipas saj Arlinda nuk kishte kërkuar strehim për fëmijën.

“Jo. Jo, vec në raport me fëmijën. Brenga kryesore o kon fëmija.Nuk ka kërku strehim, ka qenë duke jetu tek familjarë e vetë.Fëmija ka qenë i strehum”,shtoi ajo, transmeton lajmi.net.

“Po në qoftë se Arlinda ka shpreh shqetësimin e vetë për fëmijën , a i keni ofru të paktën një strehim fëmijës derisa të sqarohet situata”,shtoi Fejza në pyetje.

“Arlinda ka qenë e strehume tek shtëpia e vëllezërve të saj. Kërkesa ka qenë me tërheq djalin tek vetja, k ka qenë ajo. Në situatat ndoshta kur punëtori social është në mes fëmijës e ku kërkon pala që është e rrezikshme pala me u kthy aty edhe të vullneti të fëmijës, ndoshta kish qenë mirë me u tërheq fmiaj por Komuna nuk ka vend ku ti strehoj fëmijët. Ajo ka kërku me dërgu fëmijën në Radac ku ka qen duke jetu, s’ka kërku për fëmijën. Kjo ka qenë viktima, s’ka qenë ushtruesja”,deklaroi drejtoresha.

Madje ajo tha se Arlinda ka qenë e punësume me një standard të mirë të jetesës, nuk e ka potencu aspak.

“Kam kërku me u përfill kërkesat e Arlindës që me u angazhu psikologu kur fëmija është në QPS. Është ftu psikologja klinike e cila ka ardhë e ka trajtu në aspektin psikologjik fëmijën”./Lajmi.net/