Drejtori i Inspekcionit dhe këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u intervistuan nga Policia
Gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Bekim Brestovci, janë intervistuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas informacioneve të publikuara, ndaj gjashtë zyrtarëve është paraqitur edhe kallëzim penal. Në mesin e personave të intervistuar përmenden Bekim Brestovci, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit; Menduh…
Lajme
Gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Bekim Brestovci, janë intervistuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas informacioneve të publikuara, ndaj gjashtë zyrtarëve është paraqitur edhe kallëzim penal.
Në mesin e personave të intervistuar përmenden Bekim Brestovci, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit; Menduh Halili, shef i Sektorit të Ndërtimit; si dhe inspektorët Blerim Thaçi, Veton Demolli, Lorik Zhubi dhe Mergim Shala.
Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë intervistohet si i dyshuar nga Krimet Ekonomike
Rasti ka nxitur edhe akuza ndaj qeverisjes së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Në reagimin ku janë publikuar emrat e zyrtarëve të intervistuar, qeverisja e Ramës është akuzuar për keqpërdorime dhe abuzime./Lajmi.net/