Tragjedi në rrugën Prishtinë–Podujevë: 77-vjeçari me karrocë invalidore humb jetën pas përplasjes me veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën një 77-vjeçar që po lëvizte me karrocë invalidore. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 19:20, ndërsa në të…

Lajme

19/11/2026 21:54

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën një 77-vjeçar që po lëvizte me karrocë invalidore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 19:20, ndërsa në të kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore.

“Sot rreth orës 19:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore”, ka deklaruar Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i karrocës invalidore, I.Ll., 77 vjeç.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/