Xhavit Haliti dëshmon për atentatet e UDB-së ndaj Enver Hadrit, tij dhe Xhafer Shatrit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se sot ka dhënë dëshminë lidhur me atentatet e organizuara nga UDB-ja ndaj veprimtarit të çështjes kombëtare, Enver Hadri, si dhe ndaj tij dhe Xhafer Shatrit. Lajmin e ka bërë publik Haliti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se gjatë dhënies…
Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se sot ka dhënë dëshminë lidhur me atentatet e organizuara nga UDB-ja ndaj veprimtarit të çështjes kombëtare, Enver Hadri, si dhe ndaj tij dhe Xhafer Shatrit.
Lajmin e ka bërë publik Haliti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se gjatë dhënies së dëshmisë është shoqëruar nga vajza dhe djali i Enver Hadrit, Teuta dhe Renoari, dy përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, si dhe mbesa e tij, Sabihaja, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Vajza dhe djali i Enver Hadrit, Teuta dhe Renoari, dy përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës dhe mbesa ime, Sabihaja, më shoqëruan sot, kur dhashë dëshminë lidhur me atentatet e UDB-së kundër Enver Hadrit, kundër meje dhe Xhafer Shatrit./lajmi.net/