Çitaku deklarohet sërish: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetarit të PDK-së, Vlora Çitaku kur është pyetur se a kanë arritur marrëveshje për votimin për Ligjin për Specialen është përgjigjur shkurt. “Ka marrëveshje”, ka thënë Çitaku, derisa ka vazhduar për në seancën plenare. Sot në seancën e Kuvend në rend ditë është edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së kryetarit të PDK-së, Vlora Çitaku kur është pyetur se a kanë arritur marrëveshje për votimin për Ligjin për Specialen është përgjigjur shkurt.
“Ka marrëveshje”, ka thënë Çitaku, derisa ka vazhduar për në seancën plenare.
Sot në seancën e Kuvend në rend ditë është edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja.
Njëjtë u shpreh edhe deputeti tjetër i PDK-së, Përparim Gruda. “Do të kemi” ligj sot, tha ai para gazetarëve.
Marrëveshja i referohet dakordimit mes PDK-së dhe LVV-së që ndryshimet në Ligjin për Specialen të votohen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/