Besimi në polici, siguria gjatë ecjes natën dhe përvojat me vjedhje e sulme fizike – Kosova renditet lartë në indeksin e rendit e ligjit
Institutit Ndërkombëtar Gallup, dy ditë më parë ka publikuar raportin e saj lidhur me Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025. Ky indeks, siç bën të ditur vetë Gallup, mat nivelin e sigurisë që të anketuarit raportojnë për veten dhe familjet e tyre, që përbëhet nga katër tregues: besimi i të anketuarve në policinë…
Lajme
Institutit Ndërkombëtar Gallup, dy ditë më parë ka publikuar raportin e saj lidhur me Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025.
Ky indeks, siç bën të ditur vetë Gallup, mat nivelin e sigurisë që të anketuarit raportojnë për veten dhe familjet e tyre, që përbëhet nga katër tregues: besimi i të anketuarve në policinë lokale, ndjenja e sigurisë gjatë ecjes vetëm gjatë natës, si dhe përvojat e tyre me vjedhjet dhe sulmet fizike.
Aty, Gallup rendit edhe vendet e Evropës, ku ndër to është edhe Kosova, e cila zë vendin e pestë në bazë të kritereve të lartpërmendura, pas Islandës që është e para, dhe me radhë, Zvicra, Lituania e Norvegjia.
Kurse Qeveria e Kosovës është deklaruar për të dhënat e dala nga Gallup, sa i përket sigurisë dhe rendit nëpër botë.
“Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup, Republika e Kosovës renditet ndër pesë vendet e para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025.Po ashtu zë vendin e 14-të në nivel global, me gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar kështu edhe mesataren botërore”,thuhet në reagimin e qeverisë.
Po ashtu u tha se “ky vlerësim pasqyron forcën e institucioneve tona dhe riafirmon vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe për të garantuar një mjedis gjithnjë e më të sigurt për të gjithë qytetarët’.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.
Sipas renditjes i bie që Kosova u rendit si vendi i pestë në Evropë për siguri.
“Edhe një vlerësim pozitiv për Kosovën në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka vlerësuar se ky rezultat është rezultat i punës së institucioneve të sigurisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve në ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Raporti i Gallupit për 2025-ën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
“Ky vlerësim vjen si rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve tona të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve tanë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, ka deklaruar Sveçla.
Ministri ka theksuar se garantimi i sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet i institucioneve.
“Garantimi i sigurisë së çdo qytetari mbetet prioriteti ynë”, ka theksuar ai.
Në fund, Sveçla ka riafirmuar përkushtimin për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vazhdimin e angazhimit për një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët./Lajmi.net/

