Papërgjegjësi në Kuvend: Një orë pas kohës së paraparë, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Është bërë një orë nga koha kur duhej të mblidheshin deputetët e Kuvendit të Kosovës për të vazhduar seancën që është ndërprerë të enjten e kaluar. Në këtë seancë pritet të votohet Ligji për Specialen. Pavarësisht rëndësisë së këtij Ligji, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë. Në ora 11:00 duhej të niste seanca e…

Lajme

19/11/2026 11:00

Është bërë një orë nga koha kur duhej të mblidheshin deputetët e Kuvendit të Kosovës për të vazhduar seancën që është ndërprerë të enjten e kaluar.

Në këtë seancë pritet të votohet Ligji për Specialen.

Pavarësisht rëndësisë së këtij Ligji, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë.

Në ora 11:00 duhej të niste seanca e rregulltë e kësaj jave, por kjo nuk do të mund të ndodh për shkak të vonesave të deputetëve.

Këto vonesa tashmë janë bërë të zakonshme dhe secila seancë e Kuvendit nis me vonesë duke treguar papërgjegjshmërinë e deputetëve. /Lajmi.net/