Rasti i Arlinda Zekajt | Muhaxheri reagon ndaj kërkesave për dorëheqje: Janë kërkesa politike, nuk merrem me to

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar ndaj kërkesave për dorëheqjen e tij, pas raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Muhaxheri i ka cilësuar këto kërkesa si politike, duke theksuar se rasti është tepër tragjik për t’u politizuar, transmeton lajmi.net. Ai ka shpjeguar se nuk është deklaruar…

Lajme

18/11/2026 20:16

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar ndaj kërkesave për dorëheqjen e tij, pas raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Muhaxheri i ka cilësuar këto kërkesa si politike, duke theksuar se rasti është tepër tragjik për t’u politizuar, transmeton lajmi.net.

Ai ka shpjeguar se nuk është deklaruar më herët lidhur me këtë çështje, pasi ka pritur që organet kompetente të japin qëndrimet e tyre.

“Rasti është tepër tragjik për me politizuar, për këtë arsye unë dhe stafi im nuk jemi prononcuar para se me u prononcuar organet që duhet me u prononcuar për këtë punë”, ka deklaruar Muhaxheri.

Sa u përket kërkesave për dorëheqjen e tij, kryetari i Pejës ka thënë se nuk i konsideron si çështje me të cilat duhet të merret.

“Ato janë kërkesa politike, me ato nuk merrem. Këto kërkesat politike këta kandidat kur dalim për kryetar komune ballafaqohem me ta”, ka deklaruar ai./lajmi.net/