Konsullata e Kosovës në Cyrih zgjat orarin e shërbimit për qytetarët

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih ka njoftuar për zgjatjen e orarit të shërbimit me qytetarë gjatë ditëve të premte. Sipas njoftimit, nga 20 nëntori 2026, qytetarët do të mund të marrin shërbime konsullore deri në orën 17:00, ndërsa deri më tani shërbimi përfundonte në orën 12:00. Ndërkaq, orari gjatë ditëve të tjera të…

Lajme

18/11/2026 19:01

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih ka njoftuar për zgjatjen e orarit të shërbimit me qytetarë gjatë ditëve të premte.

Sipas njoftimit, nga 20 nëntori 2026, qytetarët do të mund të marrin shërbime konsullore deri në orën 17:00, ndërsa deri më tani shërbimi përfundonte në orën 12:00.

Ndërkaq, orari gjatë ditëve të tjera të javës mbetet i pandryshuar.

Ky vendim synon të lehtësojë qasjen e mërgatës në shërbimet konsullore dhe t’u mundësojë qytetarëve më shumë fleksibilitet në kryerjen e shërbimeve të nevojshme. /Lajmi.net/