Policia procedon 24 protestues pas tubimit të djeshëm në Tiranë, 28 masa administrative në 48 orët e fundit

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 24 shtetas lidhur me veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, ndërsa bën me dije se gjatë tubimit janë dëmtuar edhe dy punonjës policie. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, gjatë 48 orëve të fundit janë plotësuar gjithashtu 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative,…

Lajme

18/11/2026 12:21

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 24 shtetas lidhur me veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, ndërsa bën me dije se gjatë tubimit janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, gjatë 48 orëve të fundit janë plotësuar gjithashtu 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, në bazë të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026.

Policia njofton se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, protesta në Tiranë vijon të shënojë ditën e 171-të, duke mbajtur të hapur përplasjen mes protestuesve dhe institucioneve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: