Avionë luftarakë, gardë nderi e përqafim të ngrohtë me Xi Jinpingun – kështu u prit Trump në Kinë

Me të mbërritur në Kinë për vizitën e tij të dytë këtë vit, Trumpi u prit nga spektatorë entuziastë, një fluturim demonstrues i avionëve ushtarakë, gardë nderi – dhe një përqafim nga lideri kinez Xi Jinping, shkruan CNN. Kur Trump doli nga Air Force One, rreshta të rinjsh dhe të rejash të veshur me ngjyrë…

Bota

18/11/2026 11:47

Me të mbërritur në Kinë për vizitën e tij të dytë këtë vit, Trumpi u prit nga spektatorë entuziastë, një fluturim demonstrues i avionëve ushtarakë, gardë nderi – dhe një përqafim nga lideri kinez Xi Jinping, shkruan CNN.

Kur Trump doli nga Air Force One, rreshta të rinjsh dhe të rejash të veshur me ngjyrë rozë dhe blu të çelët, duke mbajtur lule dhe duke brohoritur.

Xi dhe Trump u përqafuan në fund të shkallëve. Një vajzë ia dhuroi Trumpit një buqetë me lule, më pas Trump shtrëngoi duart me liderët e lartë të Partisë Komuniste, një nga një.

Një gardë nderi e Ushtrisë Çlirimtare Popullore ishte e pranishme dhe pesë avionë ushtarakë fluturuan mbi aeroport, duke lënë gjurmë tymi rozë, blu dhe të verdhë në qiell.

Në njoftimin e Xinhua-s për deklaratat e Xi-t drejtuar Trumpit, lideri kinez kujtoi se si presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij kishin bërë një “udhëtim të posaçëm në aeroport për të më pritur, dhe ishte organizuar një ceremoni madhështore e mirëseardhjes”, duke iu referuar vizitës së tij në SHBA më herët këtë vit.

“Kina është një komb i mirësjelljes, me një traditë të reciprocitetit”, citohet të ketë thënë Xi në njoftim.

“Ju mirëpres që ta vizitoni sërish Kinën dhe pres me padurim të shkëmbejmë pikëpamje të thelluara me ju për çështjet kryesore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Kinë-SHBA, bashkëpunimin në Azi-Paqësor dhe situatën globale, në mënyrë që ta avancojmë një marrëdhënie strategjike konstruktive dhe të qëndrueshme mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të bazuar në respekt, drejtësi dhe reciprocitet”, tha Xi.