Drake befason një nënë me djalin e saj, iu dhuron 100 mijë dollarë gjatë ndeshjes së Raptors

Toronto Raptors u përballën me New York Knicks të martën në mbrëmje, por Drake vodhi të gjithë vëmendjen. I pranishëm në vendin e tij të zakonshëm pranë stolit të Raptors, Drake dha 100 mijë dollarë për dy tifozë, Mackenzie dhe djalin e saj Ezekiel. Sikur të mos mjaftonte kjo, Drake u dhuroi atyre edhe vendet…

ShowBiz

18/11/2026 10:44

Toronto Raptors u përballën me New York Knicks të martën në mbrëmje, por Drake vodhi të gjithë vëmendjen.

I pranishëm në vendin e tij të zakonshëm pranë stolit të Raptors, Drake dha 100 mijë dollarë për dy tifozë, Mackenzie dhe djalin e saj Ezekiel.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Drake u dhuroi atyre edhe vendet e tij pranë fushës për ndeshjen e radhës të Raptors.

Si nëna ashtu edhe djali dukeshin të tronditur kur dëgjuan se do të merrnin dhuratën e jashtëzakonshme, duke e përqafuar dhe falënderuar reperin kanadez.

“Kjo është e mrekullueshme”, tha Mackenzie, me mirënjohje të thellë.