Vdes një person në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara. Rasti ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 08:15, në Kamenicë, ndërsa personi fillimisht ishte shoqëruar për trajtim në QKUK. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë qëndrimit në QKUK është raportuar se…
Lajme
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara.
Rasti ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 08:15, në Kamenicë, ndërsa personi fillimisht ishte shoqëruar për trajtim në QKUK.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë qëndrimit në QKUK është raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
“Kamenicë/ 17.11.2026-08:15 Është raportuar per një person qe dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera te dyshuara. Viktima është shoqëruar ne QKUK, nga ku gjate qëndrimit aty eshte raportuar se i njejt kishte ndërruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të Policisë.