Mblidhet Komisioni hetimor për rastin e Arlindës, intervistohen zyrtarët e QPS-së dhe kryetari i Pejës

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, mban sot mbledhjen e radhës. Në kuadër të kësaj mbledhjeje, komisioni do të intervistojë disa zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, si dhe kryetarin e kësaj komune, Gazmend…

Lajme

18/11/2026 08:24

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, mban sot mbledhjen e radhës.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, komisioni do të intervistojë disa zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, si dhe kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Sipas rendit të ditës, komisioni do të intervistojë Toska Gegën, menaxhere të rastit në QPS-në e Pejës, Durim Kelmendin, udhëheqës të QPS-së, Shpat Morinën, zyrtar të QPS-së, dhe Shpresa Lukajn, drejtuese të QPS-së.

Po ashtu, në këtë mbledhje është paraparë intervistimi i kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, transmeton Klankosova.tv.

Mbledhja është paraparë të nisë në orën 08:30