Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por dënimi konsiderohet i shlyer

Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Megjithatë, ai do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar. “Dënoheni me 12 muaj burgim…Meqenëse tashmë keni kaluar në paraburgim një periudhë më të gjatë se…

Lajme

17/11/2026 10:56

Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë.

Megjithatë, ai do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar.

“Dënoheni me 12 muaj burgim…Meqenëse tashmë keni kaluar në paraburgim një periudhë më të gjatë se kjo në bazë të fletëarrestimit, dënimi juaj konsiderohet i shlyer dhe ju do liroheni në përfundim të kësaj seance. Çfarëdo kushte të mëparshme pushojnë dhe zyra administrativeve do të marrë masa për kthimin e garancisë së juaj financiare”,deklaroi gjykatësi./Lajmi.net/