Ymeri hedh dyshime për shifrat e Rizvanollit: Nga dolën 400 megavatët?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me shifrat e prezantuara për kapacitetet e energjisë elektrike. E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Ymeri ka pretenduar se ministrja ka përmendur 300 deri në 400 megavat, shifra për të cilat ajo ka kërkuar sqarime. Sipas Ymerit,…

Lajme

16/11/2026 22:46

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me shifrat e prezantuara për kapacitetet e energjisë elektrike.

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Ymeri ka pretenduar se ministrja ka përmendur 300 deri në 400 megavat, shifra për të cilat ajo ka kërkuar sqarime.

Sipas Ymerit, kur e ka pyetur ministren se nga kanë dalë këto të dhëna, Rizvanolli i është përgjigjur se ato janë të përfshira në strategjinë e Ministrisë së Ekonomisë.

“I pyes ministren, ajo i shpik 300-400 megavat, edhe e pyes. I thash këto nuk po dalin, tha janë në strategjinë e Ministrisë së Ekonomisë”, ka deklaruar Ymeri. /Lajmi.net/