Rama takon banorët e Ulpianës, diskuton për propozimet lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar lidhur me propozimet e tyre për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në takim, së bashku me drejtorin e Planifikimit, kanë dëgjuar dhe diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të banorëve…

Lajme

16/11/2026 19:29

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar lidhur me propozimet e tyre për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në takim, së bashku me drejtorin e Planifikimit, kanë dëgjuar dhe diskutuar kërkesat e përfaqësuesve të banorëve të kësaj lagjeje.

Ai ka njoftuar se është arritur pajtueshmëri që në takimin e radhës propozimet të konkretizohen dhe të harmonizohen me planin arkitektonik.

“U dakorduam që në takimin e radhës t’i konkretizojmë bashkë propozimet dhe t’i harmonizojmë me planin arkitektonik”, ka shkruar Rama.

Ky takim vjen pas reagimeve të banorëve të Ulpianës lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, për të cilin Këshilli i Banorëve i kishte drejtuar një letër Ramës, duke kërkuar anulimin e vendimit për këtë projekt.