Berisha: Kurti është mashtrues, i janë djegur të gjitha kartat dhe pritet shpërthimi i skandaleve
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë mashtrues dhe duke e akuzuar për dështim në të gjithë sektorët e qeverisjes. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha ka thënë se Kurtit i janë konsumuar të gjitha kartat politike me të cilat, sipas tij,…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë mashtrues dhe duke e akuzuar për dështim në të gjithë sektorët e qeverisjes.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha ka thënë se Kurtit i janë konsumuar të gjitha kartat politike me të cilat, sipas tij, kishte arritur të vinte në pushtet.
“Krejt kartat që i ka pas ju kanë djeg. Karta e nacionalizmit, e korrupsionit dhe e nepotizmit, krejt ju kanë djeg Kurtit. Tash është kjo faza ku Albin Kurti do të kuptohet prej qytetarëve, edhe prej atyre që e thirrin ‘babë’, që ky ka me shku te poshtë”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka thënë se kushdo që do ta marrë pushtetin pas Kurtit do të përballet me një punë të madhe për të rikuperuar dëmet që, sipas tij, i janë shkaktuar vendit gjatë qeverisjes aktuale.
“Shpresoj se një gjeneratë e re, pas këtyre zgjedhjeve ky duhet me u zhvesh në pushtet, por varet shumë sa ka me lënë gropën e madhe dhe krejt dëmin që ia ka bë Kosovës. Tash duhet me i shti në program dëmet që ky ia ka bë vendit, qysh me i rikuperu. Një mashtrues që ka qenë shumë i zoti në propagandim”, ka thënë ai.
Berisha ka paralajmëruar gjithashtu se, sipas tij, në qeverisjen e Kurtit pritet të dalin në pah skandale të shumta.
“Ky do të jetë shpërthim i skandaleve, i të gjitha llojeve dhe i të gjitha formave, sepse nuk ka me arrit me e ruajt informacionin më, sepse kanë nisur edhe deputetetët e tij me e pa”, ka deklaruar Berisha. /Lajmi.net/