Java e Kulturës Shqiptare në Kroaci, në Zagreb u promovua libri “Nënë Tereza”
Në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Kroaci, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb u promovua libri “Nënë Tereza” kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së saj. Ky aktivitet i organizuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci mblodhi personalitete të jetës diplomatike dhe kulturore, të cilët përmes fjalës dhe reflektimeve të tyre sollën në vëmendje…
Lajme
Në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Kroaci, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb u promovua libri “Nënë Tereza” kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së saj.
Ky aktivitet i organizuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci mblodhi personalitete të jetës diplomatike dhe kulturore, të cilët përmes fjalës dhe reflektimeve të tyre sollën në vëmendje figurën e Nënës Terezë, simbolin e dashurisë së pakushtëzuar, humanizmit, përkushtimit dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë, transmeton KosovaPress.
Gjatë promovimit u theksua rëndësia e veprës dhe e mesazhit të Nënës Terezë, e cila me jetën dhe angazhimin e saj u bë një nga figurat më të ndritura të humanizmit botëror.
Përkushtimi i saj ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve më të pambrojtur mbetet një shembull i përhershëm i dashurisë, mëshirës dhe solidaritetit njerëzor.
Java e Kulturës Shqiptare në Kroaci dëshmon edhe një herë se kultura, letërsia, historia dhe vlerat shpirtërore janë ura të rëndësishme lidhëse mes popujve, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e miqësisë e të bashkëpunimit kulturor shqiptaro-kroat. /Lajmi.net/